Lukas Torreira ishte protagonisti kryesor në sfidën e mbrëmshme kundër Fiorentinës. Mesfushori uruguajan ishte autori i golit për vjollcët në minutën e 50, por ky nuk ishte i vetmi episod ku tërhoqi vëmendje.
Gjatë lojës, Torreira mori një goditje në fytyrë, pas sëcilës kërkoi për një shami. Lojtari 26-vjeçar dalloi dhembin e tij të lëvizte dhe vendosi që për një moment të kthehej në “dentist”, duke e hequr nga goja e tij.
Pas ndeshejs uruguajani ka shpërndarë një foto në rrjetin e tij social, ku vendos të bëjë edhe humor. “Një pikë më shumë, por një dhemb më pak”, shkruan Lukas Torreira bashkangjitur fotos që tregon gojën e tij me një dhemb më pak./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
+ 1 – ? #Antidoping ????? pic.twitter.com/I808NrOSkg
— Lucas Torreira #LT14 (@LTorreira34) March 19, 2022