Në Prishtinë është duke u luajtur një përballje historike mes Ballkanit dhe Shkupit. Skuadrat luajnë ndeshjen e kthimit në fazën “play off” të Ligës së Konferencës dhe është hera e parë në historinë e tyre që mbërrijnë kaq larg. Megjithatë rivaliteti është vetëm brenda fushës, pasi jashtë saj dhe në tribuna do të ketë festë, pavarësisht se cili ekip do të shkojë në grupe.
Grupimi i tifozëve të Shkupit, “Shvercerat”, kanë ndihen si në shtëpinë e tyre edhe në Prishtinë dhe këtë e kanë bërë të qartë me banerin e shpalosur në “Fadil Vokrri”. “Në tokën tonë, në tokën e Adem Jasharit”, shkruhet në banderolën e tifozëve besnikë të Shkupit, që meritojnë duartrokitje, pasi e kanë lënë në plan të dytë rivalitetin sportiv./Halit Delibashi-Sport Ekspres/