FOTO/ Tifozat Kuqezi nuk heqin dorë nga nisma e tyre, aksion simbolik në Bashkinë Korçë për ftesën e Bregoviç

Grupimi i Tifozave Kuqezi janë shprehur kategorikisht kundër ardhjes së Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë. Tifozët e Kombëtares shqiptare dolën me reagim zyrtar pak ditë më parë, ku bënin të qartë se kurrsesi nuk do të lejonin që këngëtari serb të mbajë koncert në qytetin e Korçës. Ditën e sotme TKZ ka dëshmuar se nuk heq dorë nga nisma e tyre, teksa kanë ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë.

“Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë. Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregovicin. Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit”, njofton TKZ./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

May be an image of outdoors

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online