(FOTO) “Sa e shëmtuar dhe qesharake”/ Zbulohen fanellat e reja të Barçës, tifozët nënçmojnë modelin: E papranueshme!

Nga Kaludio Ndreca

Mediat spanjolle kanë zbuluar gjatë ditës së djeshme modelet e reja të fanellave që Barcelona do të mbajë në sezonin e ri. Një metodë e përvitshme e të gjitha skuadrave nga e cila synohet të arkëtohen disa fitime më tepër veç biletave. E nëse flasim për këtë vit, shitja e fanellave duket se do të mbajë një peshë të madhe të klubeve europiane, pasi situata e pandemisë ka bllokuar ekonominë e tyre.

Por duket se Barcelona nuk i ka kënaqur si duhet tifozët e saj me modelet e fanellave të reja. Ndryshe nga normalja, katalanasit kanë planifikuar hedhjen në treg katër modele fanellash. Për tre fanellat e para, tifozët kanë dhënë komente dhe vlerësime të ndryshme ndërsa fanella e katër u është dukur një dizenjim absurd të cilën e kanë nënçmuar. Qesharake, të shëmtuar, të turpshme dhe pa ide krijimi, kanë qenë disa nga komentet e shumta të katalanasve të cilët mendojnë se mbi të gjitha fanella e katër është edhe më e panevojshme duke kërkuar mos të hidhet në treg./Sport Ekspres/

Fanella e parë,                     Fanella e dytë,                  Fanella e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online