FOTO/ Reja vendosi për të lënë jashtë Rei Manajn, reagimet epike të tifozëve: Mos të gëzohemi kot tani, është e vërtetë?

Futbolli ndryshon brenda një kohe fare të shkurtër, ashtu si edhe vetë rrjedha e jetës. Për një moment mund të gjendesh drejt rrugës që të dërgon në majat më të larta të suksesit dhe në ditën tjetër, të gjendesh përtokë.

Rei Manaj, një futbollist për të cilin kemi folur kaq shumë, veçanërisht në verë. Sulmuesi shkëlqeu me ekipin e parë të Barcelonës, duke shënuar në përgatitjet miqësore. Sigurisht, ndeshje pa kurrëfarë rëndësie, por në historinë e katalanasve u shkruajt si i parë shqiptar që realizon me ta.

Me pritshmëri të lartë do të vinte te Shqipëria pas kësaj periudhe, atje ku nuk arriti që të mahniste, përveçse në stërvitje me golat e realizuara. Duke shtuar këtu edhe dozën e gabimeve, rastit të humbur me egoizmin e tepruar ku Myrto Uzuni do të dilte me portën e boshatisur ndaj Polonisë dhe faktit se e ktheu Kamil Glik të Serisë B si të ishte Van Dijk, tifozët nuk kanë ndonjë dashuri të madhe për të.

Gjithmonë jemi mësuar që sa herë ka ndryshime të tilla nga një trajner te Shqipëria, të ketë polemika dhe shumë reagime, pozitive dhe negative. Ndërsa për herë të parë shohim se të gjitha komentet për trajnerin Reja, që ka lënë jashtë Manajn, kanë jo vetëm përgëzime, por disa nuk arrijnë që t’i besojnë as syve duke e konsideruar si lajmin më të mirë. Këto janë komentet që kanë ardhur në median e “Sport Ekspres”, ku shihet qartë se Manaj duhet të shkundet dhe të përmendet mirë për të dhënë gjithçka në fushën e blertë, për të fituar sërish dashurinë e publikut. Sigurisht, sa është në kohë… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *