FOTO/ Reali i çoroditur me vendosje taktike qesharake, “yjet” e Zidan harrojnë rivalët dhe rrinë 5 lojtarë në një pozicion

0

Reali i Madridit ka marrë një humbje të papritur mbrëmjen e sotme ndaj Shaktjorit të Donjetskut. Këta të fundit fituan me shifrat 2-0 dhe tashmë shanset për kualifikim të mundshëm për ta janë rritur ndjeshëm, ndërsa e kundërta ka ndodhur me “los blancos”. Reali i sotëm është shumë larg atij klubi të lavdishëm që të gjithë janë mësuar të shohin dhe këtë e tregon qartë vendosja taktike tejet qesharake në fushën e lojës.

Ekipi madrilen ishte i çoroditur në fushën e lojës, teksa “yjet” e Zidan harrojnë rivalët dhe vendosen 5 lojtarë në të njëjtin pozicion. Një pamje kur 5 fanella të bardhe rrinë përkrahë njëri-tjetrit në mesfushë gjatë ndeshjes ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka nxitur një pakënaqësi të madhe te tifozët. Padyshim që një pozicionim i tillë në fushën e lojës nuk i ka hije nje klubi të mbushur me trofe dhe histori, pasi i ngjan më tepër një vendosjeje të një ekipi amator e pa eksperiencë profesionale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.