Ditën e sotme u luajt ndeshja mes Interit dhe Napolit, e cila përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të zikaltërve. Ky nuk ishte i vetmi gëzim për tifozët e Interit, pasi përpara ndeshjes, kompania Suning, që është edhe pronare e klubit, ka prezantuar supersfidën me një imazh në formë hije të Lionel Messit. Në kohët e fundit thashethemet mbi kalimin e Messit tek Interit mbushën portalet kryesore italiane, sepse babai i 33 vjeçarit kishte blerë një shtëpi pranë sheshit kryesor të Milanos, të quajtur “Duomo”.
Mesa duket Interi dhe Lionel Messi nuk është një histori e pamundur dhe duke konsideruar dëshirën e madhe të tifozëve për të patur legjendën e futbollit në klub, Suning do të luajë çdo kartë për ta bërë këtë transferim të mundur. Lionel Messi gjithashtu po kalon një periudhë mjaft të vështirë tek Barcelona, pasi mosmarrëveshjet mes tij dhe trajnerit Setien janë në pikën më të keqe. Argjentinasi kërcënoi me mosrinovim kontrate, në rast se drejtuesit e klubit nuk e ndërrojnë trajnerin dhe të krijojnë një ekip konkurrues për të fituar kampionatin dhe Champions League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/