FOTO/ Pocchettino zgjedh lojtarët që do të marrë me vete në SHBA, merret vendimi për Armando Brojën

Chelsea do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë fazën përgatitore për sezonin e ri. Mauricio Pocchettino ka zgjedhur lojtarët që do të marrë me vete përtej Atlantikut. Blutë e Londrës kanë publikuar listën me 28 lojtarë, ku viheg re mungesa e Armando Brojës.

Sulmuesi shqiptar do të vijojë stërvitjen në Cobham, duke mos qenë nën urdhërat e trajnerit të ri për ndeshjet miqësore që Chelsea do të lujë në SHBA. Nuk dihet nëse vendimi për të të lënë jashtë listës Brojën vjen si pasojë e formës fizike të lojtarit shqiptar pas dëmtimit të rëndë që kaloi, apo 21-vjeçari nuk është pjesë e projektit të Pocchettino-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *