FOTO/ “Po presim për ju”! Lojtarët e Legias bënë nxehjen me bluzat e veçanta, dedikim edhe për Muçin

Legia e Varshavës është duke zhvilluar takimin e saj kundër Motor Lublinit të vlefshme me Kupën e Polonisë. Por përpara nisjes së kësaj përballjeje një detaj i interesant ka tërhequr vëmendjen. Lojtarët e kampionëve në fuqi të kampionatit polak zbritën të bënin nxehjen me bluzat e veçanta.

Në shpinën e bluzave të bardha të veshura prej tyre ishin shkruar emrat e lojtarëve të dëmtuar së bashku me numrat përkatës në fanellat e tyre. Në fund shkruhej: “Po presim për ju“. Një dedikim ky për futbollistët e dëmtuar të Legias, ndër të cilët përfshihet edhe Ernest Muçi. Sulmuesi shqiptar u dëmtua në ndeshjen kundër Leiçesterit dhe ka humbur vitin 2021./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *