FOTO/ Payet nuk njeh limite dhe tallet me Neymar, modifikon foton e një qeni me fytyrën e brazilianit

0

Situata vazhdon të jetë e nxehtë në Francë. Tensionet mes PSG-së dhe Marsejës ende nuk janë shuar. Ajo përleshje në fushë në momentet e fundit të lojës u pasua me një konfrontim në rrjetet sociale, ku në qendër të vëmendjes ishte Neymar dhe Alvaro Gonzales.

Por kur gjërat duket se po qetësoheshin është Dimitri Payet ai që i hedh benzinë zjarrit. Lojtari francez i Marsejës nuk njeh limite dhe tallet me Neymar në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”. Payet ka shpërndarë nëj foto të grupit të rrymës rap, Bande Organisee, por me kokat e disa prej futbollistëve të Marsejës dhe të trajnerit të skuarës së njohur franceze.

Ndërkohë në foto Alvaro Gonzalez shihet duke mbajtur një qen, në të cilin është vendosur fytyra e sulmuesit brazilian. Një ngacmim i fortë ky për Neymar, të cilit me siguri nuk i kapëlqyer aspak ajo që ka parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.