Infrastruktura në futbollin shqiptar po rritet ndjeshëm vitet e fundit. Tashmë një tjetër stadium me parametra europianë i shtohet vendit tonë. Nuk bëhet fjalë për Superioren, por për Kategorinë e Parë. Është klubi i Egnatias që ka vendosur të investojë në një impiant të ri me kushte komode.
Skuadra nga Rrogozhina ka zbuluar projektin në faqen e vetë zyrtare. Stadiumi do të jetë i licensuar nga UEFA, ndërsa në ditët e ardhshme do të prezantohet edhe projekti i plotë, që përfshin Akademinë e Egnatias, fushat stërvitore dhe stadiumin “Hasan Zyla”.
“Zonja dhe zotërinj kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë këtë kryevepër të stadiumit “Hasan Zyla”. Projekti është në fazën e parë.
Intevestitorët kanë projektuar zhvillimin e ri të sportit në qytetin e Rrogozhinës në ditët në vijim me kalimin e vendimit të Këshillit Bashkiak, qyteti i Rrogozhinës do ketë një stadium me të licensuar nga UEFA.
Në ditët në vazhdim do bëhet edhe prezantimi i projektit të plotë, që Egnatia do nisi. “Akademia Egnatia” projekti i fushave stërvitore si edhe Stadiumi “Hasan Zyla””, shkruan klubi i Egnatias në faqen zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/