Nejmari është pranë rikthimit në fushën e gjelbër. Ylli brazilian pësoi një dëmtim mjaft të rëndë 1 vit më parë, të cilin tashmë është duke e hedhur pas krahëve. Mediat bëjnë me dije se lojtari i Al Hilalit mund të kthehet të luajë javën e ardhshme.
Ndërkohë vetë Nejmari ka shpërndarë një foto në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku ka treguar shenjat që i ka lënë ky dëmtim në gjurin e tij të majtë. Ish-futbollisti i Barcelonës dhe i PSG-së krenohet me forcën që ka treguar për t’u kthyer sërish i gatshëm për të luajtur, teksa ka shkruar: “Një vit nga dëmtimi më i keq që kam pasur. Shenjat e një luftëtari kurrë nuk dorëzohet për atë që do”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/