Karim Benzema ka plot 9 vite që luan me realin e Madridit. Sulmuesi francez përmes një postimi në tweter ka kujtuar kohën kur ka nënshkruar me “galaktikat.”
“9 vite më parë unë veshja bluzën e Real Madrid për të parën herë. Falënderoj presidentin, të gjithë klubin dhe lojtarët si dhe të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar. Krenar që mbroj këtë stemë. Përjetësisht mirënjohës”, përfundon postimi i sulmuesit.
Kaq ka mjaftuar që të aludohet rreth një largim i të mundshëm të francezit. Ata që janë treguar entuziast më së shumti kanë qenë tifozët e Napolit që menjëherë kanë kërkuar përmes komenteve që të transferohet në Itali.
Ç’është e vërteta postimi i Benzemasë ngjan me një “lamtumirë”, megjithatë është e vështirë për të dalë në një konkluzion të saktë, pavarësisht se emri i tij është lakuar si një prej lojtarëve që mund të largohen.
Sakaq, Napoli e ndjek dhe pritet të ofrojë 40 mln euro për kartonin e tij.