FOTO/ Me pushkën në krahë dhe me flamurin kuqezi në duar, Mërgim Mavraj me mesazh patriotik: Era bart zërat e të parëve tanë

Mërgim Mavraj po shijon pushimet në trojet shqiptare. 37-vjeçari ka zgjedhur gjuetinë në malet e mbuluar nga dëbora si mënyrën për të kaluar pushimet e tij. Ish-mbrojtësi i Kombëtares kuqezi ka postuar ditën e sotme një foto në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku shihet me një pushkë në krahë dhe me flamurin shqiptar në duart e tij.

Nuk ka munguar edhe një mesazh patriotik nga ish-kapiteni i ekipit tonë kombëtar. “Shpirti i maleve prehet në kodrat e atdheut tonë dhe era bart zërin e të parëve tanë. Al Hamdulilah”, ka shkruar Mërgim Mavraj në “story”-n e tij./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *