E bujshme/ “Skuka nuk i përmbush standartet tona”, drejtori sportiv i Mariborit flet hapur: Do ndërpresim huazimin

Xhualiano Skuka nuk ka arritur të përshtatet në kampionatin slloven. Sulmuesi shqiptar nuk mundi të linte gjurmë në skuadrën e Mariborit dhe huazimi i tij do të përfundojë përpara kohe. Drejtori sportiv i klubit të njohur slloven ka folur hapur në konferencën e tij përpara mediave. Shuleri ka thënë se Skuka nuk i plotëson standartet e Mariborit për shkak të karakterit të tij. Për këtë arsye do të ndërpritet huazimi nga Metzi.

“Kemi katër të huaj, që janë vërtetë shumë. Skuka nuk i përmbush standartet e Mariborit në aspektin e karakterit dhe nuk i përshtatet ekipit. Duam të përfundojmë huazimin me të”, ka deklaruar drejtori sportiv i Mariborit, Marko Shuleri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online