FOTO/ Lorik Cana i kthehet historisë, kapiteni legjendar “çmend” maqedonasit në rrjetet sociale

Lorik Cana i është rikthyer edhe njëherë tjetër historisë mbrëmjen e sotme. Përballja e Kosovës me Maqedoninë e Veriut ka zgjuar ndjenjën e fortë patriotike te kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi. Në momentin që derbi i Ballkanit është duke u luajtur, ish-futbollisti shqiptar ka vendosur të postojë një foto në rrjetet sociale që nuk ka për t’i pëlqyer aspak fqinjëve lindorë.

Një hartë e Mbretërisë së Dardanisë është ajo që me shumë mundësi mund të “çmendë” maqedonasit. Në informacionin që jepet prej fotos shkruhet se kryeqyteti i kësaj mbretërie ishte Shkupi, pikërisht qyteti në të cilin Kosova po luan ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut. Kjo ka bërë që Cana të shoqërojë foton me fjalët: “Luajmë në shtëpi”, duke e konsideruar Shkupin një qytet që prej lashtësisë i përkiste shqiptarisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *