Kukësi nuk ndal investimet për klubin e vetë. Në pritje të stadiumit të ri që do të sjellë pas shumë kohësh skuadrën në shtëpi pranë tifozerisë së vetë, drejtuesit kanë investuar edhe në pjesën e transportit.
Klubi verilindor ka zbuluar në faqen e vetë zyrtare edhe fotot e autobusit të ri që do të vihet në dispozicion të ekipit. Një investim i tillë është paralajmëruar nga Presidenti i Nderit, Safet Gjici, si një kërkesë e bërë nga Longo dhe stafi i tij.
“Klubi i Kukësit ka bërë një investim të rëndësishëm sa i përket organizimit, duke blerë një autobus të ri, i cili do të vihet në dispozicion të skuadrës”, shkruhet në njoftimin e skuadrës verilindore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram