Liverpuli humbi finalen e Champions Leagues kundër Real Madrid-it për shkak të gabimeve trashanike të Loris Karius. Në verë, “redsat” donin të gjenin një portier të ri, por në fund trajneri Jurgen Klop vendosi t’i besonte sërish portierit gjerman.
Në miqësoren e djeshme të Liverpulit, të fituar me rezultatin 7-0 kundër Çesterit, para fillimit të ndeshjes, kamerat kapën një gabim të portierit Karius. Në kohën kur kanali zyrtar i Liverpulit po bënte një lidhje live para ndeshjes, portieri po bënte nxehjen.
Një top që shkoi drejt tij i rrëshkiti nga duart dhe përfundoi në portë. Tifozët i kujtuan menjëherë gafën e bërë në Champions League.