Pas komunikatës zyrtare të Real Madridit dhe letrës së Kristiano Ronaldos, Juventusi ka zyrtarizuar në faqen e saj zyrtare të klubit, por edhe në rrjetet sociale, akordin me portugezin dhe Realin, për transferimin më të bujshëm të shekullit…
Pra, në total, 117 mln euro. 105 mln euro Realit, 12 mln euro shpenzime shtesë dhe 5 mln euro i shkojnë Sportingut për formimin.
Komunikata – “Juventus Football Club S.p.A. komunikon se ka arritur akordin me klubin e Real Madridit për blerjen me titull përfundimtar të shërbimeve sportive të futbollistit Kristiano Ronaldo me vlerën 100 mln euro të pagueshme në dy këste, përveç një kontributi solidariteti të parashikuar nga FIFA dhe 12 mln euro shpenzime shtesë, Juventusi ka nënshkruar me futbollistin një kontratë me kohëzgjatje katër vjeçare deri më 30 qershor 2022”.
Sa i përket vizitave mjekësore dhe prezantimit, me shumë mundësi, gjithçka është shtyrë javën e ardhshme, pasi në fillim duhet të mbyllet botërori dhe Ronaldo duhet të mbarojë pushimet e tij në Greqi. Ndërkohë, do të prezantohen gjatë ditëve Perin, Kanselo dhe Kaldara.
“Jam i lumtur, jam i lumtur”, kanë qenë fjalët e administratorit Marota, teksa ka lënë zyrat e Ligës së Futbollit italian.