FOTO/ Interi aplikon për regjistrimin e markës së re, zbulohet logoja e re e zikaltërve

Interi po hyn në një fazë të re, ku një vëmendje e veçantë po i kushtohet marketingut të klubit. Emri i gjigantit italian ka një peshë të rëndë përtej Adriatikut dhe më gjerë në Europë, prandaj drejtuesit kanë vendosur të korrin edhe të ardhura financiare prej kësaj. Interi ka aplikuar zyrtarisht për regjistrimin e markës së re të klubit, ndërsa “FootyHeadlines.com“ zbulon logon e re të zikaltërve,

Pjesë e saj do të jenë vetëm gërmat I dhe M, që simbolizojnë Internacionale Milan, të cilat do të jenë me ngjyrë të bardhë në një sfond blu. Gjithashtu një rreth i zi mbyll logon e re të Interit, e cila pritet të prezantohet zyrtarisht për të gjithë tifozët në muajin mars, atëherë kur është edhe përvjetori i krijimit të klubit zikaltër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *