FOTO/ Gëzojnë në Vlorë, merr fund një tjetër problem

Flamurtari e luajti ndeshjen e parë të edicionit të ri në shtëpi me Kukësin, duke marrë një fitore shumë të çmuar, por më shumë se performancë e skuadrës së Ilir Dajës, tërhoqi vëmendjen tapeti i stadiumit, i cili ishte në gjendje skandaloze. Pas ndeshjes, administratori Sinan Idrizi deklaroi se menjëherë do të niste puna për të rregulluar terrenin, i cili ishte katandisur në atë mënyrë nga një pakujdesi.

Kështu ka ndodhur vërtetë, pasi sot “SportEkspres.com” ka siguruar foto nga impianti në Vlorë, ku duket se gjithçka është normalizuar dhe kushtet për të zhvilluar një ndeshje në stadiumin “Flamurtari” janë të përsosura. Më poshtë do të gjeni dhe foto që tregojnë se bari është rritur dhe në asnjë pjesë të fushës nuk ka probleme.

Kujtojmë që Flamurtari do të ndeshet me Skënderbeun në ndeshjen e javës së katërt. Të dyja skuadrat kanë nga 7 pikë dhe do të diskutojnë mes tyre vendin e parë. Fusha do të jetë në gjendje perfekte për ndeshjen e së hënës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *