Myrto Uzuni në këto dy vite ka fituar zemrat e tifozëve të Ferencvaroshit. Sulmuesi shqiptar është ylli i padiskutueshëm i kësaj skuadre, ku është kthyer në protagonistin kryesor. Pas një mungese të shkurtër për shkak dëmtimi, futbollisti nga Berati është kthyer përsëri në fushën e lojës ditën e sotme, ku ka përjetuar edhe dashurinë e madhe të tifozëve.
Uzuni ka marrë një dedikim të veçantë në ndeshjen e sotme, ashtu si Ronaldo edhe emra të mëdhenj të futbollit kanë marrë në karrierën e tyre. Një tifoz i Ferencvaroshit kishte hapur një pankartë në shkallët e stadiumit, ku i kërkonte fanellën sulmuesit shqiptar. “Uzunit 77, të lutem më jep fanellën tënde”, shkruhej në pankartë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/