FOTO/ Elegancë dhe stil! Juventusi me veshje të re formale, “zonja e vjetër” vishet me sharm

Juventusi ka vendosur të bëjë ndryshime në imazhin e skuadrës. Bardhezinjtë investojnë në pamjen e jashtme, duke sjellë elegancë dhe stil në veshjen e tyre. “Zonja e vjetër” njofton se ka nënshkruar kontratë me brandin e njohur nga Piedmonti, Loro Piana, e cila do të sigurojë veshjet formale të skuadrës. Juventusi do të vishet me sharm në sezonin e ri, duke i dhë ekipit një tjetër pamje jashtë fushe.

“Hijeshia dhe stili i Juventusit, sezonin e ardhshëm, do të lidhen me hijeshinë e Loro Piana. Maison prestigjioz, në fakt, është lidhur me klubin e Juventusit duke u bërë veshja zyrtare formale për 2021/2022. Loro Piana ka shprehur interesin e saj për botën e sportit duke shoqëruar një realitet me të cilin ndan kërkimin e përsosmërisë dhe dëshirën për inovacion. Loro Piana dhe Juventus, të dy të themeluar në Piemonte, janë bërë udhëheqës në sektorët e tyre në nivel global.

Nga 22 gushti, dita e parë e Serisë A, lojtarët e ekipit të parë do të veshin uniformat institucionale të firmosura, në fakt, Loro Piana. Ato do të jenë kostume të vërteta unike për materialet e çmuara, mjeshtërinë dhe inovacionin: përzierja e duhur e stilit dhe elegancës, por edhe e rehatisë. Veshje me një stil të matur, bashkëkohor dhe të përjetshëm, në ekuilibër të përsosur midis veshjes, funksionalitetit dhe performancës së jashtëzakonshme”, shkruan ndër të tjera klubi i Juventusit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Juventus-look 2 CMYK

Juventus-look 1 sRGB

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *