FOTO E VIDEO/ Sytë nga Kosova dhe snajperë në tarraca

0

Me kalimin e minutave në Elbasan ka nisur që të shtohet numri i tifozëve. Ndonëse është thënë që tifozët duhet të jenë 3 orë para në stadium duket më shumë si një masë paraprake, pasi pjesa më e madhe e mbështetësve kuqezi ende janë në rrugët e Elbasanit.

Ajo që bie në sy është fakti që një pjesë e madhe e tifozëve, edhe pse kanë shkuar për të mbështetur Shqipërinë, nuk mund të harrojnë Kosovën që luan në Azerbajxhan.

Rrugët e Elbasanit dalëngadalë po “ngjyrosen” nga tifozët, të cilët po afrohen tek portat e “Elbasan Arenës”. Po ashtu masat e sigurisë duket se janë më të larat edhe nga fakti se ka snajper në tarracat përreth stadiumit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.