FOTO/ E publikon edhe Partizani, Ferhan Hasani përfundon në kopertinën e De Jong

Maqedonia e Veriut e ka mbyllur me 3 humbje pjesëmarrjen historike në këtë Kampionat Europian. Ndeshja e fundit u luajt kundër Holandës, të cilën e humbën me shifrat 0-3. Një debutim historik pati edhe për sulmuesin shqiptar të Partizanit, Ferhan Hasanin, i cili u aktivizua nga trajneri Angelovski në minutën e 68 për të zëvendësuar Trajkovskin.

Gol nuk do të kishte për të, ndërsa e vetmja gjë që do të përfitonte nga ky Europian, përpos minutave historike të luajtura në fushë, ishte fakti se përfundon në kopertinën e De Jong. Mesfushori holandez ka shpërndarë në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram“ fotografi nga ndeshja e sotme, ku e para që serviret për tifozët është pikërisht një e tillë gjatë një dueli me Hasanin.

Të njëjtën foto më pas e ka publikuar edhe Partizani, që krenohet kështu me faktin se një prej futbollistëve të tij luan në një ndeshje në Kampionatin Europian, e aq më tepër kur rival është një Kombëtare si Hollanda./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online