FOTO/ E mban Italinë edhe në dorën e tij, ora e personalizuar e Mancinit kap vlerën 200 mijë euro

Trajneri italian, Mançini është njeriu i momentit në Euro 2020. 56 vjeçari ka krijuar një grup fantastik, pavarësisht emrave jo shumë të mëdhenj në organikë. Në 3 ndeshjet e grupeve, Italia grumbulloi 9 pikë, ku ka shënuar 10 gola dhe nuk ka pësuar asnjë të tillë.

Megjithatë, Mançini ka marë vëmendjen e publikut të gjerë edhe për orën që kishte vendosur ditën e sotme. Në “Tëitter” është zbuluar dhe dizajni i saj si dhe vlera monetare . Marka e orës është “Richard Mille” e personalizuar me emrin e tij, së bashku me muajin dhe ditën e lindjes. Por as në aksesorët që zgjedh nuk e harron Italinë, teska ora mban ngjyrat e kombit të tij. Vlera e orës shkon 200,000 euro, çka tregon se Roberto Mançini është i apasionuar pas aksesorëve të shtrenjtë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *