Në një ditë kur dashuria duhet të jetë kryefjala për Arkadius Milik ka vend edhe për ironi. Marrëdhënia e tij me Napolin në muajt e fundit mori pamje tërësisht negative, aq sa klubi vendosi ta linte në tribunë pa i dhënë mundësinë të stërvitej me shkuadrën. Polaku tashmë ka firmosur për Olimpikun e Marsejës, por të shkuarën nuk e ka harruar aspak.
Milik ka shfrytëzuar llogarinë e tij në “Instagram“ për të shpërndarë një fotografi të tijën së bashku me ish-presidentin e tij, Aurelio De Laurentis, fytyrat e të cilëve gjenden brenda një zemre. Një ironi kjo e polakut për ditën e Shën Valentinit, teksa duke parë raportin mes palëve në muajt e fundit vetëm për dashuri nuk mund të flitet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/