Tirana dhe Prishtina do të përballen tani në orë 20:00 në një miqësore në stadiumin “Selman Stermasi”.
Në ndryshim nga miqësorja e fundit, këtë herë, trajneri Ze Maria ka vendosur ta hedhë në fushë nga minuta e parë kapitenin Erando Karabeci, teksa edhe Blazhevski është në fushën e blertë, ashtu si edhe Kobina dhe Sentamu.
Vijon të mungojë Ngo, por vetë trajneri kohë më parë tha se ende fizikisht nuk është gati.
Ndërkohë, ka edhe disa tifozë në stadium për të ndjekur këtë sfidë dhe ato bardheblu kanë shkruar një mesazh me pankartë, duke simbolizuar vëllazërimin me tifozët e Prishtinës.
Dy bardheblu = kryeqytet. Një komb përjetë.
Pra, që përkthehet Tirana e Prishtina bardheblu, Shqipëria Kosovë, një Komb përjetë.