Barcelona do të përballet në mbrëmjen e sotme me Sociedad. Katalanasit do të nisin sezonin e ri në La Liga, ndërsa vetëm pak më parë është publikuar edhe lista e lojtarëve të grumbulluar.
Rei Manaj është i gatshëm për këtë sfidë. Pyetja para ndeshjes ishte për numrin që do të merrte Manaj pasi ishte vetëm “10” e lirë. Por te Barcelona vendosën që sulmuesi shqiptar të merrte numrin e Coutinhos. /Sport Ekspres/