Fitore spektakolare e PSG në sytë e Mesit, ia dalin edhe pa yjet e mëdha

Neymar, Messi dhe Ramos nuk ishin të pranishëm në fushë me fanellën e PSG ndaj Strasbourg, por skuadra në pronësi të sheikëve ishte superiore në fushë. Mauro Icardi hapi siparin e golave në minutën e dytë, pas një aksioni fantastik. Më pas gjithçka u bë e lehtë për Parisin që shënoi me Mbappe në minutën e 25-të dhe vetëm 2 minuta më vonë Draxler mbylli pjesën e parë me rezultatin 3-0.

Strasbourg kërkoi të surprizonte parizenët me dy gola të shpejtë, Gameiro në të 53-tën dhe Ajorque në të 62-tën. Megjithatë goli i Sarabias në minutën e 86-të, i “fiku” shpresat e miqëve. PSG pa Messi dhe Neymar vazhdon e sigurtë rrugën për titullin kampion. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online