FOTO/ Arena Kombëtare drejt fundit, tani mendohet për mbulimin

Më në fund edhe kryeqyteti do të ketë një stadium modern dhe siç është premtuar një nga më të bukurit në rajon e ndoshta dhe më gjerë. Arena Kombëtare merr formë dita ditës dhe pritshmëritë janë që në fillimin e vitit të ardhshëm të jetë gati plotësisht.

Tirana do të bëhet qyteti i tretë pas Elbasanit dhe Shkodrës që do të ketë një stadium modern, por normalisht me kapacitet më të madh se dy stadiumet e tjera. Puna në ish-stadiumin “Qemal Stafa” vijon me ritme të larta dhe nga fotot e fundit shihet se tani po mendohet për strukturën e mbulimit.

Kujtojmë që do të jetë i pari stadium në vendin tonë që do t’i ketë të gjithë sektorët e mbuluar. Nëse vijohet me këto ritme atëherë me shumë gjasa edhe stadiumi do të jetë brenda afatit që është përcaktuar dhe Kombëtares nuk do duhet që të lëvizë më në aksion Elbasan-Shkodër, të paktën jo në mënyrë të kushtëzuar.

Fotot tregojnë tribunën veriore pas portave, atë që ka qenë e tërhequr se tribunat e tjera. Punimet po ecin me ritme të shpejta edhe në tribunën qendrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online