Formacioni, Pakult befason me zgjedhjet

Afron sfida e parë sezonale prë Kukësin, që sot në mbrëmje (19:00) në “Loro Boriçi” të Shkodrës do të presë maltezët e Valetës, në vajtjen e turit të parë kualifikues në Champions League.

Një sfidë me rëndësi të jashtëzakonshme, që trajneri Peter Pakult e ka përgatitur me shumë kujdes dhe duke gjykuar nga formacioni i sfidës së sotme, duket se vlerësimi prë Valetën është maksimal.

Nga stërvitja e fundit e Kukësit është zbuluar se formacioni i trajnerit austriak do të jetë një 4-2-3-1, me Plakun të avancuar në sulm, mbështetur kryesisht nga Shkodra dhe Çyrbja.

Maloku e Frashëri janë në garë për një vend në formacion për sa i përket portës, ndërsa është kthyer në formacionin titullar mbrojtësi Rrumbullaku, i cili është bashkuar me vonesë me ekipin dhe dukej se do të ulej në stol për momentin. Në të majtë të mesfushës do të veprojë Zguro, lojtar mjaft energjik, që ndihmon edhe fazën sulmuese, përveçse do të dublojë Rrumbullakun.

Formacioni i mundshëm i Kukësit

Maloku/Frashëri – Rrumbullaku, Uilliam Kordeiro, Shameti, Qaqi – Dzaria, Musolli – Zguro, Çyrbja, Shkodra – Plaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *