FORMACIONI/ Nuk ka më eksperimente, Panuçi pritet t’i besojë senatorëve

E tha qartë dhe në mënyrë të drejtë për drejtë trajneri Panuçi në konferecë: “Koha e eksperimenteve mbaroi”. Në debutimin në Ligën e Kombeve, këtë të premte, përballë Izraelit drejtuesi i stolit kuqezi pritet t’i besojë “senatorëve”.

Kualitet, eksperiencë dhe lojtarë që e njohin mirë lojën e ekipit dhe të shokëve. Në atë që mendohet se do të jetë formacioni i mundshëm i Shqipërisë në “Elbasan Arena”, janë pak emra që duket se e kanë të sigurt një fanellë titullari, ndërsa priten shumë rikthime.

Në portë do të jetë Thomas Strakosha, i cili ka fituar vendin mes shtyllave, përpara Etrit Berishës që te Atalanta nuk po luan. Në mbrojtje pritet të rreshtohen Hysaj nga e djathta, Veseli ka fiituar balotazhin me Mavraj që është pa skuadër dhe do të luajë përkrah Gjimshitit, ndërsa në krahun e majtë ka disa dilema.

Ansi Agolli është rikthyer në përfaqësuese, u shfaq në konferencën për shtyp përkrah Panuçit, duke krijuar idenë se do të marrë sërish shiritin e kapitenit, por një alternativë e mirë është edhe Egzon Binaku, i afruar rishtazi në skuadër.

Mesfusha pritet të përbëhet nga treshja Xhaka, Basha dhe Memushaj, të cilët garantojnë kualitet, grintë dhe eksperiencë, për atë që do të jetë reparti që do të përballojë peshën më të madhe. Në sulm projektohen surpriza të mëdha. Gavazaj e Hyka nga krahët mendohet të jenë në mbështetje të sulmuesit Sindrit Guri.

Në fazën ofensive, pret mundësinë e tij edhe Bekim Balaj. Gjithsesi, asgjë nuk është 100 për qind e sigurt. As lojtarët nuk e dinë nëse do të luajnë. Ashtu siç e ka kthyer në traditë, trajneri Kristian Panuçi do t’ia komunikojë formacionin titullar ekipit vetëm pak orë përpara se ekipi të zbresë në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online