Formacioni më i mirë i javës së 34 në Superiore, përzgjidhet edhe trajneri ideal që gjendet…në Shkodër

“Sport Ekspres” në bashkëpunim me trajnerin Oltion Kërnaja kanë bërë një analizë të ndeshjeve të Superiores sa i përket javës së 34. Në formacionin më të mirë të publikuar këtë herë, kemi nga një futbollist që gjendet thuajse në çdo skuadër. Një dominim më i lehtë vjen nga ana e Teutës, ndërsa në përzgjedhjen e trajnerit ideal do të ndalemi te Hysen Dedja. Askush nuk do ta priste transformimin e Vllaznisë në përballjen ndaj Kukësit, për të vendosur edhe titullin kampion. Më poshtë e gjeni të plotë vendosjen:

Formacioni 1-3-4-3

Hoxha- Nëse Partizani arrin të dali me një pikë nga Niko Dovana, kjo falë portierit Hoxha.

Ignjatovic- Kapiteni i Lacit  vazhdon me ndeshje shumë te mira, në Ballsh të gjitha dyluftimet e fituara me sulmuesit e Bylisit!

Adili- Shqiptari nga Maqedonia, përveçse ‘futi” në xhep sulmuesit Cooper dhe Shkurtaj, arriti ti jepte ekipit të tij 3 pike shumë me vlera!

Rr. Hoxha – Vazhdon mbrojtja e Teutës të jetë në lartësinë optimale, Hoxha neutralizoj edhe ato pak raste të Partizanit!

Ismajlgeci– Në një ndeshje që i dha titullin kampion Tiranës, tropojani vazhdon të tregoj se përveç Muçi-t , Tirana ka një tjetër xhevahir në rradhët e tyre. Goditja tek goli tregon pjekurinë e këtij adoleshenti, Trashi po lë në duar të sigurta krahun e majtë të Superligës Shqiptare.

Todorovski- Shumë aksione nga krahu i tij, inciativa edhe personale, vuri ne vështirësi shumë të madhe Trashin dhe gjithë mbrojtjen e Partizanit!

Deliu- Fitoj penalltinë për 0-1, asist për 0-2, nuk ke çfarë i kërkon tjetër një mesfushori në një ndeshje.

Kallaku- Shumë vrapime, shume pasime për gol, nëse sulmuesit e Teutes do ti kishin vlerësuar dhe shfrytëzuar , atëherë rezultati do të ishte ndryshe.

Krasniqi- I jep 3 pike ekipit në një ndeshje ku impenjimi nuk ishte maksimal nga korcarët. Gol, tre pike dhe mban ekipin ne luftë për zonën europiane, pavarësisht që Skënderbeu  nuk luan dot! Thjeshtë ul vitet e dënimit, të paktën deri tani!

Silvio Junior- Shumë punë për ekipin, gjithmonë një kohë perpara mbrojtësve të Kukësit, shërben shumë për shokët, rrezik konstant.

Nëabueze- 2 gola dhe krye te golashënuesve, nëse gjendja fizike nuk e pengon, atëherë  sulmuesi i Lacit ështe më i miri nr 9 në kampionatin tonë

Trajner:Hysen Dedja- Arrin të transformojë Vllazninë nga java që kaloi dhe mbizotëron lojen ndaj një ekipi si Kukësi shumë më të fortë se Vllaznia!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *