Formacioni më i mirë i javës në Superiore/ Kukësi dominon mbi të tjerët, ekipet e kryeqytetit me një përfaqësues

Java e 32 në Kategorinë Superiore është lënë pas, ku gjithë vëmendjen e mori përballja mes Tiranës dhe Kukësit. Jo më kot pasi bëhej fjalë për një përballje direkte ku me një fitore të bardhebluve, do të mbylleshin edhe llogaritë e titullit kampion. Megjithatë ishin verilindorët që i’a dolën në shifrat 1-2, ndërsa në formacionin më të mirë të javës të përgatitur nga ana e “Sport Ekspres” me analizën e Oltijon Kërnajës, janë pikërisht 4 futbollistë të përzgjedhur nga Kukësi. Nga një përfaqësues kanë edhe ekipet e kryeqytetit, Tirana me Partizanin, ndërsa më poshtë gjeni të gjithë emrat e plotë:

Moçka (Flamurtari)– Nëse nuk do të ishte në portë te vlonjatët, Cungu nuk do të ishte ankuar. Priti mbi 3-4 gjuajtje decizive përballë sulmuesit Nawbueze.

Krasniqi (Kukësi)– Ndoshta i kemi dhënë më shume merita seç duhet mbrojtesit Obanor, Krasniqi tregoi që është mbrojtësi më i mirë tek Kukësi.

Arapi (Teuta)- Kapiteni vazhdon me paraqitjet e tij te mira, këtë herë përveçse  në aspektin mbrojtës, edhe manovra sulmuese nisnin prej tij.

Ndreca (Bylis)– Një paraqitje mbi mesataren, perveç golit të shënuar ndaj Partizanit, mori pjesë edhe në disa aksione të tjera të rrezikshme! I qetë në prapavijë

Lorenc Trashi (Partizani)- E tregon sërish klasin duke dhuruar asistin në golin e barazimit ndaj Bylis. Kampionati shqiptar do të humbasë shumë me largimin e tij. Më i miri në Superiore

Limaj (Kukësi)- Çdo dyluftim i fituar me mesfushorët e Tiranës, si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Shtyllat i mohuan golin.

Et’hemi (Kukesi)- Rrezik konstant për mbrojtjen e Tiranës! Kualitet i lartë teknik tek goli i realizuar

Emiljano VILA (Teuta)- Më i miri i javës! Askush si ai, sakrificë të madhe për të bërë një ndeshje të madhe, në ditë decizive për Teutën!

Kallaku (Teuta)- Vazhdon t’i dhurojë fitore Teutes, duke e afruar më shumë me Europën,

Cobina (Tirana)-I vetmi nga bardheblutë që kishte po të njëjtin marrsh si ndeshjet e tjera, hap kampioni

Abazaj (Kukësi)- Prodhoi shumë, sa në të majtë, sa në të djathtë, ndonjëherë duke sulmuar edhe në qendër! Ka rifituar formën më të mirë!

Trajner: Edi Martini! Nën drejtimin e tij, Teuta ka ndryshuar, është më agresive, kërkon vetëm fitoren! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *