Formacioni më i mirë i javës në Superiore/ E dominon Partizani, ka edhe një rast të rrallë në përfshirje

“Sport Ekspres” ka krijuar me Oltijon Kërnajën formacionin më të mirë të javës në Superiore, sa i përket ndeshjeve që kemi lënë pas. Një dominim i gjithi nga Partizani me 5 lojtarë të përfshirë nga të kuqtë që kanë bindur në lojën e tyre ndaj Tiranës, duke qenë shumë herë më lartë sesa kundërshtari.

Gjithashtu në këtë formacion ka edhe një rast të rrallë pasi kemi përfshirjen e Ernest Muçit. Shumëkush mund të pyesi: “Po si mund të jetë tek më të mirët një lojtar që ka luajtur vetëm 5 minuta?”. Por gjithçka merret me rëndësinë e lojtarit dhe peshën që ka në fatin e ndeshjes, me vështirësinë që ka vetë përballje dhe kategorizimi me njëra-tjetrën. Duhet të kesh shumë cilësi, të jesh 19 vjec, të futesh 5 minutat e fundit në lojë, te prekësh dy herë topin dhe të shënosh një gol në derbi  me aromë titulli.

Hidi- Portier që ka realizuar 6 gola, më shumë se shumica e sulmuesve në Superligë. Mosha vetëm një numër për të!

Bitri– Po tregon se tek Partizani është qendërmbrojtësi me i mirë i momentit. Besojmë se trajneri e ka te qartë tani se nuk është mbrojtës i djathtë.

Jashanica- Moment i vështirë tek ekipi i Skënderbeut,  mundohet t’i anashkalojë dhe të drejtojë ekipin!

Idrizaj- Pas shumë ndeshjeve nën nivel, ndaj Tiranës ishte paraqitje shumë pozitive, duhet të përmisojë pjesën sulmuese.

Trashi- Vazhdon te jetë piston , si ne mbrojte dhe në sulm! Asnjë duel i humbur në mbrojtje, shumë krosa nga ai në sulm.

Limaj-Vazhdon paraqitjet pozitive kundër Teutës, nuk e ndaluan shtyllat, goli i tij i shpejtë ia lehtësoj fitore Kukësit.

Broja-Diga e kuqe ne mbrojtje dhe lojtari kryesor ne nisjen e manovrës sulmuese.

Bardhi- Shumë metra të vrapuara, shumë presing, Asist per golin e Corderio, duhë të tentojë portën më shumë.

Et’hemi- Vazhdon me ritme të larta paraqitjet e tij, po tregon se Kukësi nuk ka nevojë për Gavazaj.

Muci- Duhet te kesh shumë cilësi, të jesh 19 vjec, të futesh 5 minutat e fundit në lojë, te prekësh dy herë topin dhe të shënosh një gol në derbi  me aromë titulli. TALENT!

Cooper- E çuditshme që nuk është aktivizuar më përpara, mund të luajë edhe me Shkurtaj sepse kanë cilësi të ndryshme! I fortë, i shpejtë, nuk pëlqen të luaj shumë me topin, numër 9 nga ata ‘old school ‘, kërkon thellësinë dhe fiton kohën në zonën e rreptësisë- Për tu zbuluar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online