Formacioni korçar, Muzaka ndryshimi i vetëm  

Mesfushori ka lënë pas dëmtimin dhe kthehet të luajë nga minuta e parë. Emrat e tjerë janë po ata që ishin në Shkodër

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, dje ka vendosur për formacionin që do të hedhë sot në fushë ndaj vlonjatëve. Pas 4 seancave stërvitore, ai ka zgjedhur 11 lojtarët, me të cilët sot në mbrëmje do të synojë fitoren. Nuk pritet të ketë shumë ndryshime krahasuar me ndeshjet e fundit.

Risia e vetme do të jetë Gjergji Muzaka. Mesfushori kryeqytetas, që ndeshjen ndaj Vllaznisë e nisi nga stoli, sot do të jetë në fushë nga minuta e parë. Sigurisht, trajneri Daja nuk e ka zgjedhur Muzakën titullar, pasi mungon Nimaga, por sepse ai është në formë të mirë sportive dhe e ka kaluar problemin fizik pas humbjes në Gjirokastër.

Skema e lojës është 4-3-3, ajo e zakonshmja. Kapiteni Orges Shehi në portë, më pas në mbrojtje do të rreshtohen Vangjeli dhe Mici në krahë dhe Radas dhe Jashanica në qendër. Përpara tyre do të jetë Tefik Osmani, i cili edhe në këtë ndeshje do të bëjë shkatërruesin, ndërsa Muzaka dhe Lilaj do të jenë dy lojtarë të shpejtë, që pritet të shërbejnë shumë në vijën e parë të sulmit.

Enis Gavazaj dhe Xhejms Adeni do të jenë në krahët e sulmit, që në majë do të ketë Ali Soue. Futbollisti nga Gambia ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës për këtë vit. Ky është pak a shumë formacioni anti-Flamurtari. Në stol do të jenë gati Teqja, Dita, Vila, Demte, Sahiti, Gripshi, Aliti, Krasniqi, ndoshta edhe blerja e fundit Kaba Sambou.

Formacioni i mundshëm i Skënderbeut

Shehi – Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici – Osmani – Muzaka, Lilaj – Gavazaj, Xhejms – Soue

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online