Bakari Nimaga, me urgjencë në Mali

Takaj i jep leje mesfushorit, i cili për të disatën herë vepron kështu, duke lënë ekipin një ditë para ndeshjes

E çuditshme kjo që po ndodh me mesfushori nga Mali të Skënderbeut, Bakari Nimagën. Pak kohë më parë ai u largua për në vendin e tij, pas lajmit tragjik të ndarjes nga jeta të motrës së tij. Sigurisht, ishte një lajm i hidhur të gjithë i qëndruan pranë futbollistit. Por dje ai ka lënë sërish Korçën dhe është nisur për në Mali. Nimaga e ka bërë rrugë një gjë të tillë dhe në klubin korçar kanë nisur të shqetësohen për këtë fakt, aq më tepër para një ndeshjeje të rëndësishme si kjo e sotmja ndaj Flamurtarit. Nimaga ka kërkuar leje, sepse nëna e tij është sëmurë dhe ai duhet të shkojë pranë familjes së tij. Te Skënderbeu janë shtangur, sepse ky nuk është një justifikim për ta lënë ekipin në baltë. Nimaga ka vepruar kështu edhe më parë, ndaj dhe te Skënderbeu i druhen faktit se ai vepron kështu qëllimisht.

Mesfushori i ka kërkuar leje trajnerit Ilir Daja, i cili në fakt nuk i ka dhënë. Më pas, i ka telefonuar presidentit Ardjan Takaj, i cili është treguar zemërgjerë dhe e ka lejuar futbollistin të shkojë për të parë nën e tij. Nimaga ka udhëtuar dje drejt Malit, ku do të qëndrojë disa ditë. Ky veprim është i përsëritur për këtë futbollist, pa llogaritur këtu fatkenqësinë për ndarjen nga jeta të motrës. Afrikanit po i bëhet zakon dhe ndoshta pas kthimit të tij mund të ketë edhe ndonjë masë, pasi po abuzon me arsye nga më të ndryshmet. Edhe vitet e kaluara Nimaga ka nxjerrë lloj-lloj arsyesh për të mos luajtur me Skënderbeun në ndeshje të veçanta, prandaj dhe sezonet e fundit nuk ka pasur minutazhin e duhur. Çfarë do të ndodhë me të në të ardhmen? Do të mësohet pas kthimit në Shqipëri. Presidenti Takaj dhe klubi janë treguar shpesh tolerantë, por këtë radhë duket një situatë ndryshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online