“Formacioni i Tiranës nga presidenti? Shikoni Grentin?”! Refik Halili: Më thotë edhe gruaja, vetëm ti nuk e kënaq fëmijën

Në mbrëmjen e sotme është vendosur edhe Superiorja teksa Tirana ka fituar matematikisht kampionatin pas fitores në shifrat 1-0 të Vllaznisë ndaj Kukësit. Triumf ky që i jep shkodranëve mundësinë për të shpresuar që të mos bien nga “Play-Out”, ndërsa nga ana tjetër hap shampanjën te bardheblutë. Nga ana tjetër Teuta dhe Partizani janë ndarë në barazim pa gola. Më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Halili (Tirana): “Kënaqësia është shumë e madhe dhe kjo është një punë e bërë prej shumë kohësh. Nga punëtori i fushës te presidenti kanë dhënë kontributin e tyre. Titullin kampion ia dedikojmë të gjithë skuadrës. Kam dhënë një kontribut shumë të madh në këtë ekip. Kemi shumë gjëra për të thënë sesi arritëm deri këtu dhe kemi pasur një menaxhim më të mirë në këtë sezon. I bëjmë thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Rama, që të na lejojë që të festojmë titullin në stadium konform rregullave. Po shohim që po bëhen koncerte dhe organizime të tjera. Nëse nuk do të na e dëgjojnë kërkesën, atëherë do ta bëjmë një festë simbolike me 2.000 veta në një lokal të Tiranës që do e bëjmë publik në këto kohë. Egbo është trajneri i parë i huaj që arrin të marrë një titull kampion te Tirana. Hetimi ndaj Bylisit? Ne kemi luajtur me formacion të tretë aty. Fola edhe me skuadrën, mund të ketë ndodhur ajo që: “Hajde se nuk na duhet kjo ndeshje”. Ky nuk është justifikim. Ka nga ata që thonë se formacionin e bën presidenti. Unë po ju them vetëm kaq që djali im në 4-5 muajt e fundit është aktivizuar shumë rrallë. Edhe gruaja më thotë që çdo prind punon për të mirën e fëmijës së tij, por ti je nga të rrallët që nuk e kënaq.

Shehi (Kukësi): “Na ka penalizuar shumë Kupa, ai lloj eliminimi ku e dominuam kundërshtarin dhe vendosën episodet. Ana psikologjike nuk ka qenë e duhura. Nuk ka fare rëndësi se çfarë do të ndodh me Shehin, unë kam dhënë 100%. Për të funksionuar një marrëdhënie duhet të ketë një pëlqim dy palësh. Do të bisedoj me presidentin dhe kisha kënaqësi që drejtova Kukësin. Tirana ka pasur pak fatin me vete pasi ka fituar shumë ndeshje në minutat e fundit, ndryshe nga Kukësi. Mendoj se është vetëm çështje fati pasi kemi qenë më lart se Tirana në fushë”.

Martini (Teuta): “Sigurisht që lodhja bën punën e vetë pasi kemi qenë të impenjuar në Kupë, ndryshe nga Partizani që ishte më i freskët. Mund ta kishim fituar ndeshjen, kishim rastet tona dhe përse ishim me ekipin e të rinjëve në fushë. Sa i përket merkatos duhet të presim ende pasi fillimisht duhet që të sigurojmë Europën me një fitore. Jam djegur me Flamurtarin dhe Luftëtarin, futbollit nuk i zë besë dhe prandaj duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. Tirana? Fati ka qenë me ta dhe unë jam i kënaqur që ishim ekipi i parë që rrahëm kampionët”.

Dedja (Vllaznia): “Sot nuk luajta për interesat e Tiranës, por të klubit tim. Por sigurisht që kjo skuadër duhet të luajë ndershëm ndaj Bylisit. Nuk e imagjinoj dot që kampionia e Shqipërisë dhe që ka fituar në Kupë të dështojë. Nuk e imagjoj dot, duhet që të luajnë ndershëm. Djemtë e Vllaznisë nuk kanë pyetur kurrë për sponsor, por më thonë gjithmonë që si mund të nxjerrin maksimumin nga vetja. Kalendarin e ka Vllaznia më të fortë se Bylisi. I kam thënë sot para ndeshjes me Kukësin lojtarëve që objektivat tona janë më të mëdha se të atyre”.

Kalari (Partizani): “Partizani është ekipi që arbitrat nuk janë treguar shumë dashamirës? Po nuk është vetëm mendimi juaj ky, por i shumë personave. Por të lutem që të mos e vazhdojmë më gjatë pasi shqetësohem. Tirana kampione? E uroj për titullin pasi tani është kampione e vendit. Kam shumë miq aty brenda dhe në ambientin e jashtëm. Ashtu siç më uruan mua vitin e shkuar, po i uroj edhe unë tani”.

Adili (Vllaznia): “Zjarri te ne është ndezur që te humbja e thellë ndaj Laçit, por nuk po dinim që të reagonim. Edhe nëse nuk do të isha unë sot për të shënuar, do ta kishte bërë dikush tjetër. Më keq se kaq te Vllaznia nuk mund të kishte. Pres që të urojnë nga Tirana pasi e fituan titullin tani. Dhe një gjë të fundit, ne kemi luajtur si burrat ndaj Kukësit, pres që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe kampionët ndaj Bylisit dhe që t’i shpëtojmë Play-Out”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online