Formacioni/ Abrashin e zëvendësojmë me fantazi dhe Balliu rrëmben krahun, kjo do të jetë vendosja e Rejas

Kualifikueset e Botërorit Katar 2022 kanë hyrë në një fazë të nxehtë për Kombëtaren shqiptarë. Hungaria dhe Polonia janë dy sfidat ku djemtë e Rejës duhet të tregojnë se sa vlejnë e deri ku mund të shkojnë në grupin I. Në një stadium të zbrazët në Budapest kuqezinjtë do të luajnë gjithçka për gjithçka për të ardhur me 3 pikët në Shqipëri, të cilat do i jepnin dozën e duhur të vetëbesimit lojtarëve për të luajtur “finalen“ e tyre me Poloninë.

Orët po afrojnë dhe Reja po skicon planin anti-Hungari. Skema është e vetmja gjë që ka mbetur e paprekur që nga mbërritja e italianit në stolin e Shqipërisë dhe e tillë do të mbesë edhe mbrëmjen e 9 tetorit. Pyetja e është se cilët futbollistë do ta plotësojnë atë?

Çelësat e portës i takojnë kapitenit Berisha, i cili përpara tij do të ketë Ismajlin, Gjimshitin dhe Kumbullën. Mbrojtja “made in Serie A” do të qëndrojë e pandryshuar edhe përballë hungarezëve. Ndërkohë ndryshimi pritet të vijë në mesfushë, atje ku krahu i djathë rrëmbehet nga Ivan Balliu. Mbrojtësi shqiptar ka qenë titullar i padiskutueshëm në La Liga për Rajo Vajekanon, ku ka arritur të dhurojë edhe një asist.

Në të majtë këtë herë kalon Hysaj, krahë në të cilin po luan edhe në Itali nën urdhërat e Sarrit. Bare dhe Gjasula janë të padiskutueshëm në mesin e fushës, ndërsa muskujt e Abrashit zëvendësohen me Fantazinë e Bajramit. Ky i fundit do të jetë “artisti” që do të krijojë rastet për Uzunin dhe Cikalleshin.

Sulmuesi kavajas është kthyer në një protagonist kryesor në radhët e Koniasporit, ndërsa nën drejtimin e Rejas e ka pasur mjaft të lehtë të gjejë rrugën e rrjetës. Sa i përket Uzunit, lojtari nga Berati luan në “shtëpinë” e tij të dytë, pasi Hungarinë e njeh mjaft mirë duke qenë se është pjesë e Ferencvaroshit prej më shumë se një viti, ekip në të cilin luajnë edhe një pjesë e lojtarëve të Kombëtares hungareze./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online