Formacionet zyrtare, Lituani-Shqipëri/ Seferi lë në stol Manajn, 3 ndryshime në rreshtimin e kuqezinjve

Shqipëria do të përballet ditën e sotme me Lituaninë, ndaj së cilës do të kërkojë “hakmarrjen” për atë humbje muajin e shkuar. një fitore do të forconte pozitat e kuqezinjve në grup, si dhe do të sillte edhe qetësinë e munguar në opinionin publik.

Gjithçka është gati dhe trajnerët kanë zbuluar edhe lojtarët me të cilët do të zbresin në fushën e lojës për të provuar të marrin 3 pikët nga ky takim. Trajneri Reja ka vendosur të vijë me 3 ndryshime nga ndeshja me Kazakistanin.

Taulant Seferi dha shkëndija rreziku me ato pak minuta në lojë dhe për këtë arsyer tekniku italian ka vendosur të ulë në stol Manajn dhe t’i japë sulmuesit të Jang Bojs hapësira. Ndërkohë Lenjani do të luajë nga minuta e parë në krahun e majtë, ndërsa në mesfushë është nga minuta e parë edhe talenti Qazim Laçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online