Laçi do të luajë sot në orën 21:00 ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës. Pas barazimit 0-0 në “Elbasan Arena”, fitorja është e vetmja rrutë për kurbinasit në Podgoricë. Shpëtim Duro ka zgjedhur formacionin me të cilin do të zbresë në fushë kundër Iskrës, duke pasur edhe mungesa të rëndësishme në mesin e fushës. Guindo është ar.ma kryesore e sulmit të Laçit, me golashënuesin më të mirë të “Abissnet Superiore”-s që i duhet të dëshmojë vlerat e tij përpara portës edhe në Europë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/