“Edhe këtë ma kundërshton“? Debati mes Dedes dhe Starovës: Na e bëre sikur ishte Chelsea kampione e Luksemburgut, Skënderbeu e bëri dy herë

Eliminimi i Tiranës nga Champions League ka hapur një debat mes Sulejman Starovës dhe Nevil Dedes në studion e emisionit “Skaner” në “MCN TV”. Starova sheh si faktor të rëndësishëm diferencat ekonomike mes Dudelange-t dhe Tiranës, çka e bën të vështirë një kualifikim të bardhebluve për më tej. Ndërkohë Dede del kundër mendimit të tij, duke hedhur poshtë idenë se hendeku mes buxheteve të dy klubeve ka sjellë eliminimin e Tiranës, bazuar kjo nga ajo çfarë u pa në fushë prej të dyja skuadrave.

Starova: “Nëqoftëse kavërdisesh me atë shifër, me 1.5 milionë euro në sezon, që nuk janë pak për ata që i nxjerrin nga xhepi i shtëpisë dhe i familjes dhe të matesh me këto tregues, me këto kundërshtar, me këtë fuqi ekonomike që kanë të tjerët. Shembujt pozitiv i kemi pasur, por të rralla”.

Dede: “Për mua quhet disfatizëm i madh nëse krahasojmë Luksemburgun 15 milionë euro dhe ne 1.5 milionë euro. Dy ndeshjet më rezultuan 50 me 50. Nuk ia dolëm dot. Mund të bënim shumë më mirë”.

Starova: “Sa para duhen për të dubluar ato postet, që të mos duken zëvendësimet asnjë lloj problemi se kush del e kush hyn? Janë para ato. Prandaj është 15 milionë euro buxheti. Prandaj shkojnë në grupe ato”.

Dede: “Ta tregoja unë po ta interpretonim më mirë atë ndeshjen e parë”.

Starova: “S’ke asnjë shans. S’ke shans me 15 milionë euro. Më vjen keq, 1.5 milionë me 15 milionë?! Edhe këtë e kundërshton? Kundërshtoji të gjitha ato që themi ne“

Dede: “Pse Skënderbeu çfarë beri”?

Starova: “Po një herë ndodh. Ta thashë edhe unë, një herë ndodh, dy herë. Nuk e ke të vazhdueshme”.

Dede: “Jo, jo. Ndodhi dy herë, jo një herë”.

Starova: “O zotëri, ke 5 sezone nuk përballesh dot”.

Dede: “Se shkatërrohet ekipi direkt vitin tjetër. Tirana nëse do vazhdojë kështu…“

Starova: “Po është kjo pra arsyeja, 1 milionë e gjysmë euro. Edhe këtë e kundërshton? Disfatizëm 15 me 1 thotë. S’po flas më, dorëzohem”.

Dede: “Po kur jam i barabartë në fushë me tjetrin… Na e bëre sikur është Chelsea kampionia e Luksemburgut. Nuk është kështu“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online