Formacionet | Holanda me ndryshime në sulm, Gjermania me shumë surpriza

Holanda dhe Gjermania do të përplasin brirët në ndeshjen më të rëndësishme të mbrëmjes së sotme. Sfida do të jetë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020, me kombëtaret që bëjnë pjesë në Grupin C.

Kur na ndajnë dhe pak nga supersfida, janë zyrtarizuar edhe formacionet që do të rreshtojnë dy trajnerët. Në njërin krah, Ronald Kuman luan me 4-3-3 e zakonshëm. Surprizat janë të pakta nga kampi i tulipanëve, me ndryshimin e vetëm që në sulm së bashku me Babel dhe Depaj, këtë herë do të luajë Promes dhe jo Stiven Bergvajn.

Ndërkohë, nga Joakim Lëv ka shumë ndryshime, ku moduli është 3-5-2, siç pancerat janë paraqitur dhe në Ligën e Kombeve. Në mbrojtje së bashku me Zyle dhe Rudiger do të laujë Ginter, ndërsa krahët i mbulojnë Kehrer dhe Shulc. Kimish do të luajë si mesfushor siç ishte paralajmëruar, së bashku me Kros e Goretcka.

Në majën e sulmit është dyshja e shpejtë Sane-Gnabri, me Verner që është ulur në stol. Gjithashtu, Marko Rojs nuk është preferuar si titullar, njësoj si Ter Shtegen, i cili duhet të qëndrojë në stol, pasi Manuel Nojer është i palëvizshëm nga porta e Gjermanisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *