Formacionet e “El Clasico”, Kutinjo e Bejl e nisin nga stoli

Në orën 21:00 do të luhet “El Clasico”, ku Reali i Madridit do të presë në “Santiago Bernabeu” Barcelonën. Sfida është e vlefshme për fazën gjysmëfinale të “Copa Del Rey”. Ndeshja e parë ka përfunduar në barazim 1-1, ku shënuan Benzema dhe Malkom.

Kur na ndajnë dhe shumë pak nga nisja e përballjes, janë publikuar formacionet zyrtare të të dy ekipeve. Te Reali bie në sy ulja në stol e Bejl, diçka që po ndodh shpesh së fundmi. Regijon është kthyer në titullar të padiskutueshëm për Solarin, me Marselon, i cili gjithashtu si Belj ngroh stolin.

Ndërkohë nga Barcelona, vlen për t’u veçuar që Kutinjo është në stol dhe në tridhëmbëshin e sulmit, krah Mesit e Suarez do të jetë Dembele. Serxhi Roberto do të luajë në mesfushë, ndërsa Semedo e Zhordi Alba do të veprojnë nga krahët e mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online