Gjithmonë jemi në mbështetje të ekipeve shqiptare në Europë, teksa këtë herë është kryeqyteti që na përfaqëson në Conference League. Tirana kishte fatin e keq pasi shorti e vendosi përballë Beshiktashin.
Megjithëse ende asgjë nuk është mbyllur për bardheblutë, të gjithë do të ishim kureshtarë për të parë sesa larg do të shkonte ekipi i Shehit pa një pengesë kaq të madhe që në turin e dytë. Nga krahu tjetër Partizani ka fatin ose shortit ose më mirë, po korr frytet e punës së sezonit të kaluar.
Për shkak se u shpall kampion i Superiores, shorti është disi më i lehtë se në rastet e tjera, ashtu siç ndodhi me Ballkanin dhe Shkupin. Sot Partizani do të përballet kundër Atletic Escaldes, teksa ndeshja e parë u mbyll me shifrat 0-1.
Diskutimi është një temë që askush nuk e ngre, pasi shihet i sigurt. Ajo që kërkohet është paraqitja sa më dinjitoze dhe një lojë e bukur, për t’u ngritur në nivelin e duhur. Në turin e tretë, Partizani do të përballet me shumë mundësi ndaj Valmeria.
Kundërshtari letonez ka të njëjtën vlerë në “Transfermarkt” sa Partizani, por mund të quhet lehtësisht i kalueshëm duke u nisur nga fakti që flasim për turin e tretë në Conference League. Nëse Partizani do të kalonte edhe këtë provë, vetëm faza Play Off e ndante nga grupet e historisë. /Sport Ekspres/