“Fola me trajnerin dhe shokët e skuadrës”, Broja harron makthin e Gronigenit: I ndodh edhe më të mirëve në botë

Një javë e gjatë dhe e nevojshme kjo për Armando Brojën që të harronte makthet e Gronigen. Pikërisht ajo ndeshje e fundit ku sulmuesi shqiptar do të gabonte me portën e boshatisur dhe në këtë mënyrë do t’i hiqte fitoren Viteshes. Pas dy ditësh skuadra që po surprizon në “Eredivisie” do të kthehet për të luajtur kundër Sitard. Broja duket se e ka harruar tërësisht atë që ka ndodhur, për t’u kthyer me më shumë besim në vetvete dhe të bëjë detyrën e tij, që të dërgojë topin në rrjetën kundërshtare.

“Sigurisht që të dhemb kur humbet shanse të tilla, sigurisht që më ka dhembur mua më shumë se të gjithë të tjerëve. Kam qenë 1-2 ditë duke e kujtuar atë moment, por më duhet të kthehem tani. Unë fola me trajnerin dhe më ka dhënë kurajo. Fola edhe me lojtarët e tjerë të skuadrës që më thanë: “Oh, këto shanse i humbin edhe lojtarët më të mëdhenj në botë”. Për këtë arsye e kam rifituar besimin tim dhe me siguri që do të humben të tjera shanse të tilla pasi karriera është e gjatë, por më duhet vetëm të punoj”, ka thënë Broja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *