Fluturojnë Tërbuni e Besa, Korabi në fije të perit

Janë luajtur sot të gjitha ndeshjet e Kategorisë se pare, por në play-off luhet për qejf, sepse ka marrë fund dhe gjithçka dhe pritet vetëm finalja Tirana-Kastrioti.

Ndërkaq, në play-out ka pasur sfida delikate. Besa fiton 3-1 ndaj Vllaznisë B dhe praktikisht ka siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë, sepse rivalët do të jenë takime direkte deri në fund. Ndërkaq, Vllaznia B zbret e parafundit dhe është në telashe të mëdha.

Fitore e artë edhe për Tërbunin, që ka mundur 1-0 Burrelin me supergol të Prendit në pjesën e parë dhe tashmë prej mbijetesën. Ndërkohë, Burreli ka një finale ndaj Vllaznisë B në fund dhe nëse e fiton, me shumë gjasa dërgon dibranët një kategori më poshtë.

Në grupin B asnjë fitues. Shkumbini ka rrëmbyer një pikë në Cërrik dhe shpreson të evitojë rënien, por Naftëtari është ende gjallë, sepse barazoi 1-1 në Shënkoll dhe ka edhe dy ndeshje, ku nëse merr 6 pikë eviton rënien direkte. Gjithsesi, gjithçka do të ndahet në Peqin në javën e fundit.

 

Kategoria e Parë, Grupi A (Play-out)
Besa 3-1 Vllaznia B
Tërbuni 1-0  Burreli
Kategoria e Parë, Grupi A (Play-off)
Erzeni 0-2 Kastrioti
Besëlidhja 3-1 Dinamo
Kategoria e Parë, Grupi B (Play-off)
Apolonia 0-1 Tirana
Pogradeci 3-2 Tomori
Kategroia e Parë, Grupi B (Play-out)
Shënkolli 1-1 Naftetari
Turbina 0-0 Shkumbini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *