Tashmë lufta mes Florentino Perez dhe Alexander Ceferin nuk fshihet më. Presidenti i Realit të Madridit ishte iniciatori i Superligës, kompeticionit të ri që do të nxirrte tërësisht jashtë loje “Champions League-n” dhe do të ndryshonte historinë e futbollit duke krijuar pavarësinë nga UEFA.
Por në qendër të saj ishte vetëm fitimi ekonomik i klubeve dhe përjashtoheshin të gjitha skuadrat e tjera që ëndërrojnë për të mbërritur larg. E për këtë arsye tifozët do të reagonin fort kundër Superligës duke sjellë në tërheqjen e shumë klubeve.
Në të njëjtën linjë ishte edhe presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin që bëri shumë kufizime në mënyrë që ky kompeticion të mos vihej në jetë. “Florentino Perez nuk dëshiron një president si unë? Kjo më shtyn edhe më shumë për të qëndruar. Ai dëshiron një president që do t’i bindet dhe do të bëjë gjithçka që dëshiron”, tha Ceferin. /Sport Ekspres/