Flet Pakult, tregon problemin që kishte Kukësi në Slloveni

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, dha një intervistë për kanalin zyrtar të klubit. Ai analizoi fazën përgatitore dhe vlerëson kushtet që pati ekipi në Slloveni, por në të njëjtën kohë tregon dhe problemin që pati skuadra. Numri një i stolit të verilindorëve ka patur vetëm një shqetësim të vogël, distancën e hotelit nga fusha.

“Çdo gje ka qënë në rregull, si hoteli dhe gjithë të tjerat. Kemi pasur pak problem distancën nga hoteli për të stërvitja, por nga ana morale dhe ushtrimet e lojtarëve kanë qënë shumë mirë. Kemi punuar më shumë në fazën fizike, për të qënë fizikisht në rregull dhe kur të kthehemi në Shqipëri do t’i japim përparësi taktikës”, – u shpreh austriaku. 

Nga krahu tjetër, natyra e tij e ftohtë nuk e lejon që të bëjë gabime në deklarata. Trajneri shfaqet si politikan dhe mendon se do të shihet përmirësimi i skuadrës pas ndeshjes me Valetën. Një kundërshtar që e vlerëson shumë. “Momentalisht nuk mund të themi akoma nëse ekipi është përmirësuar apo jo, këtë do na e tregojnë ndeshjet e ardhshme. Jam i kënaqur me afrimet në skuadër pasi është shtuar konkurrenca dhe kjo gjë lojtarëve po ju bën shumë mirë. Përsa i përket përparimit të lojtarëve do e shikojmë në ndeshjen e ardhshme”, – përfundoi Pakult.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online